Saturday, January 23, 2016

Shoqatës së shqiptarve të Medvegjës që jetojnë në Kosovë



              Ftesë
për bashkëpunim vëllazëror dhe për unifikim të veprimit


Të dashur vëllezër shqiptarë nga Medvegja!

Ju ftojmë përzemërsisht për bashkëpunim të ngushtë e vëllazëror, në aktivitete tona të përbashkëta e fisnike, për t'i kontribuar:
- përmirësimit të gjendjes jashtëzakonisht të pavolitëshme të një pjese bukur të madhe të qytetarve nga Lugina, që gjenden në Kosovë, por pa dokumenta dhe pa trajtim adekuat të të shpërngulurve nga dhuna serbe në vitet e 90-ta, sipas standardeve që aplikohen për refugjatët, duke u përfshirë e regjistruar nga UNHCR-i dhe nga Qeveria e Kosovës,
- për hapjen e Zyrës për Luginën në Prishtinë dhe në Gjilan;
- për përmirësimin e gjendjes së vështirë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës;
- për hapjen e Konzullatës apo Zyres së Kosovës, si dhe Ambasadës së Shqipërisë në Luginë;
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit tē Kosovës për Luginën, etj.
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Luginën, si dhe
për përfshirjen e çështjes së Luginës në Dialogun e Brukselit, etj.                   
 Andaj, mirëpresim bashkëpuniminm tuaj dhe ju bëjmë me dije se ndjehemi më të fortë me ju në aktivitetet e përbashkëta e fisnike për përmirësimin e gjendjes së qytetarve tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që konsiderohen si komuniteti më i rrezikuar aktualisht në Europë.

Fillimisht, ju ftojmë që ta organizojmë përgatitjen dhe nënshkrimin e Peticionit për përfshirje e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit, si dhe për senzibilizimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrave në Prishtinë e Gjilan, por të angazhohemi edhe për hapjen e Zyres së Kosovës dhe Konzullatës së Shqipërisë në Luginë.
Konsiderojmë se të bashkuar, me një organizim e angazhim të sinqertë dhe të devotshëm, bashkërisht, më lehtë mund t'ia dalim!
Na priftë e mbara!
Urime dhe suksese!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 23 janar 2016

No comments:

Post a Comment