Sunday, January 10, 2016

Urime dhe Ftesë për bashkëpunim vëllazëror!


Me rastin e formimit, në Fushë Kosovë, të Degës së Lëvizjes Qytetare "Vatra", me seli në Gjilan, ne anëtarët e Shoqatës së Qytetarve të Luginës së Preshevës, me seli në Prishtinë,

JU UROJMË PËRZEMËRSISHT 
FORMIMIN E DEGËS SË LËVIZJES QYTETARE "VATRA"

dhe ju dëshirojmë sukses në veprimtarinë tuaj fisnike për t'i kontribuar:
- përmirësimit të gjendjes jashtëzakonisht të pavolitëshme të një pjese bukur të madhe të tyre, që gjenden në Kosovë, por pa dokumenta dhe pa trajtim adekuat të të shpërngulurve nga dhuna serbe në vitet e 90-ta, sipas standardeve që aplikohen për refugjatët, duke u përfshirë e regjistruar nga UNHCR-i dhe nga Qeveria e Kosovës,
- për hapjen e Zyrës për Luginën në Prishtinë dhe në Gjilan;
- për përmirësimin e gjendjes së vështirë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës;
- për hapjen e Konzullatës apo Zyres së Kosovës, si dhe Ambasadës së Shqipërisë në Luginë;
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit tē Kosovës për Luginën, si dhe

- për përfshirjen e çështjes së Luginës në Dialogun e Brukselit, etj.        
           
  Andaj, mirëpresim formimin e Degës tuaj dhe ndjehemi më të fortë me ju, në aktivitetet fisnike dhe sfidat për përmirësimin e gjendjes tonë në Luginë, që konsiderohemi si komuniteti më i rrezikuar aktualisht në Europë!

Fillimisht ju ftojmë që ta organizojmë përgatitjen dhe nënshkrimin e "Peticionit për përshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit", si dhe për senzibilizimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan.

Konsiderojmë se të bashkuar, me një organizim e angazhim të sinqertë dhe të devotshëm, bashkërisht, më lehtë mund t'ia dalim!

Na priftë e mbara!
Urime dhe suksese!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Luginën e Preshevës!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 10 janar 2016

No comments:

Post a Comment