Tuesday, January 26, 2016

Nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës u duhen librat për të mësuar shqip, e jo para!



       R E A G I M

I nderuari Ministër Shala,

Fillimisht iu gëzuam aktit të dhënies së 450.000 (katërqindepesëdhjetë mijë) eurove, për tri vitet e ardhëshme, nga Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, për Kosovën Lindore.

 Iu gëzuam këtij lajmi, sepse menduam se kjo qeveri, për dallim nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga z. Hashim Thaçi, e cila gjatë shtatë vjetëve që kishte qeverisur Kosovën, asnjëherë nuk i kishte ftuar liderët e shqiptarve të Luginës, përveç rastit të krizës politike lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së. 
Por, pas atij takimi, z. Thaçi kishte shfryrë kundër tyre me sharje, nënçmim e fyerje të tërbuar e primitive, me fjalë të pista, me fjalor të panjohur në qarqet diplomatike dhe në analet e historisë sonë të shumëvuajtur kombëtare.

Andaj, kjo ndihmë e premtuar dhe kjo mirëpritje ndaj disa liderëve të Luginës, të cilët pikërisht ishin objekt sharjesh dhe fyerjesh nga z. Thaçi, meqë kishin filluar aferën e Lapidarit për përfitime politike dhe kishin zhvilluar matrapazllëqe të pista, për përfitime personale, të cilat akoma kanë mbetur të pasqaruara deri në fund.

I nderuari Ministër i Kulturës z. Kujtim Shala, 

Me rastin e nënshkrimit të Marreveshjes së Mirëkuptimit me z.Musliu, Arifi dhe Mustafa, që të gjithë së bashku përbëjnë vetë gjysmën e këshilltarëve të KKSH-së, Ju i nderuari Ministër Shala, Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Kosovës, druajmë se keni bërë me këtë rast, me (pa)dashje, gabim të shumëfishtë:
* keni pranuar vetëm një pjesë të spektrit politik të Luginës së Preshevës, që nuk e kishte bërë Kryeministri Mustafa, pak muaj më parë, duke u sugjeruar se "vetëm të kompletuar së bashku do i pranoj"! Kurse ju vepruat diametralisht ndryshe nga Kryeministri i Qeverisë suaj! 
* këta që i pranuat Ju, i nderuari Ministër Shala, janë të njohur për punët e pista që i përmendëm reth Lapidarit, kur luajtën me ndjenjat fisnike të familjarëve dhe shqiptarve dhe i tradhëtuan ata, kurse kësaj vere bënë "shou mediatik" me "Zajednicën" shqiptare në Serbi, dhe pastaj e shpërblyen me
*  "Zahvallnicë" (Mirënjohje) "për merita ndaj shqiptarve", pasuesin dhe bashkëpuntorin më të ngushtë të Vojvodës çetnik, të burgosurit të Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshelit, kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin! 
* Ka zëra dhe druajtje gjithashtu se këta mund ti kenë futur gishtat edhe në bllokimin e librave për nxënësit  shqiptarë nëpërmes lidhjesh kumbarie familjare që kanë me politikanët aktual të Serbisë, me qëllim të përfitimit të poenave të lirë politikë,
* Vetëm pranimi i përfaqësuesve të tërë spektrit politik të Luginës, mund të garantoj suksesi i plotë i politikave shqiptare në Luginë, e kurrësesi duke i ndarë e përçarë dhe duke i (keq) përdorur ata për qëllime e interesa të ndryshme politike e pragmatike.

Zoti Ministër Shala, 

nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës u duhen libra shqip, për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në këto troje të tyre stërgjyshore, e jo para! 

Sepse atyre u duhen librat shqip më shumë se buka që i mban gjallë, për ta ruajtur gjuhën e nënës dhe kulturën e tyre shqiptare në rethana dhe kushte tejet të vështira të frymëmarrjes shqip, nën zgjedhën e regjimit antishqiptar dhe fashist të Serbisë.

Prandaj, në emër të 6000 nxënësve shqiptarë, që u janë dedikuar ato libra, prindërve e familjarëve dhe të të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës, 
Ju lusim me përulje dhe Ju kërkojmë!

që të bëni çmos që ta detyroni Serbinë që t'i zhbllokoj reth 105.000 copë librat shqip, të paguara nga taksapaguesit kosovarë, që i ka bllokuar në Terminalin doganor në Preshevë, duke vepruar reciprokisht edhe ju njësoj me librat për nxënësit serbë në Kosovë. 
Ju lutemi e ju përgjërohemi, të mos ua lejoni atyre librat pa marrë garancione me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve se edhe librat tona do lirohen!!!

Sepse, vetëm në këtë mënyrë do na ndihmonit më së miri!

Vetëm duke e kushtëzuar Serbinë, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës, Serbia do detyrohej të na respektoj të drejtat tona kombëtare dhe liritë e të drejtat qytetare e njerëzore.

U zhgënjyem pamasë dhe u dëshpruam pafund kur morëm vesh dhe me sytë tanë pamë dokumentacionin e nënshkruar nga Ministri i Arsimit, z. Bajrami dhe nga Dogana e Kosovës për lirimin e librave për serbët e Kosovës, edhepse ishit betuar se kurrë nuk do i lejoni ato, pa i liruar Serbia librat e Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës?! 
Si mundët ta bëni këtë akt të papranueshëm tradhëtie dhe thikë pas shpine ndaj shqiptarve të Luginës?

Si është i mundur ky akt i papërgjegjshëm, I papranueshëm, antishtetëror e antikombëtar?
A thua, vallë, donacioni prej 450.000 eurosh u llogarit si "mito" apo shpërblim për ta harruar këtë akt të papranueshëm dhe qyqarë, që na ka tronditur thellë neve shqiptarve të Luginës dhe mbarë Shqiptarinë?!

Andaj, e nderuara Qeveri e Kosovës, 
I nderuari Kryeministër Mustafa, 
I nderuar Zëvendëskryeministër Thaçi, ministra, zëvendësministra dhe kabinet qeveritar i Kosovês, 
Ju lusim e Ju përgjërohemi që të na trajtoni vëllazërisht dhe me sinqeritet, sipas parimit të reciprocitetit, as më pak e as më shumë se si i trajtoni ju dhe Qeveria e Serbisë, serbët e Kosovës!
Sepse, edhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës frymojmë e jetojmë, qeshim e qajmë shqip, dhe qendër "gravitacioni" e kemi Prishtinën dhe Tiranën, ashtu si serbët e Kosovës e kanë Beogradin e Moskën.
Pa ndihmën tuaj të vendosur e të sinqertë, duke realizuar pikë për pikë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të 6 qershorit 2013, ne shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk mund të qëndrojmë në këto troje tona stërgjyshore, si "peshku në zallë" dhe herët a vonë, do i braktisim e do ia lëmë Serbisë, duke ia shkēputur trungut kombëtar këtë rajon që dijetarët e quajtën "Perlë e Ballkanit"!

Zoti e bekoftë Kosovën, Luginën e Preshevës dhe
mbarë Shqiptarinë!

Me respekt e dashuri vëllazërore,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 
Prishtinë, më 26 janar 2016

Përshëndesim Marrëveshjen Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke të dokumentacionit arsimor



Kjo Marrëveshje e arritur midis ekipeve negociuese të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, për njohjen reciproke të dokumentacionit arsimor, dmth të dëftesave dhe diplomave midis Kosovës dhe Serbisë, në të gjitha nivelet e arsimit: që nga shkolla fillore, e mesme, e lartë, fakultetet, si dhe ato pasuniversitare, dmth. masterat, magjistraturat dhe doktoraturat, specializimet, etj., ka rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ky hap i vogël i përparimit të dialogut të Brukselit për përmirësimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, ka rëndësi të madhe, madje jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. 
Sepse, të diplomuarit apo të specializiarit shqiptarë nga Lugina në universitetet e Kosovës deri tani kanë hasur në pengesa serioze për shkak të mosnjohjes së diplomave dhe specializimeve të tyre.

Prandaj, kjo çështje ka qenë brengë e madhe për ata dhe objekt angazhimi të subjekteve dhe personaliteteve politike të Luginës në Ministrinë e Arsimit në Qeverinë e Serbisë për shumë kuadro nga Lugina, të cilëve nuk u njiheshin specializimet dhe diplomat e Kosovës.
Pikërisht, mospranimi i diplomave të Kosovës ka qenë shkak i shpërnguljes së të rinjëve, ekspertëve e specialistëve nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja.

Urojmë që të mos dalin pengesa apo kushtëzime joparimore shtesë, ashtu si din Serbia t'i bëjë "bisht" dhe ta kushtëzoj e t'i bëjë obstruksione të pafund marrëveshjeve me Kosovën, duke i dëmtuar rëndë dhe duke ua vështirësuar e nxirë jetën shqiptarve të kësaj pjese të gjeografisë shqiptare.

Urojmë që kjo marrëveshje të filloj sa më parë të aplikohet nga organet kompetente të Serbisë dhe Kosovës.
Gjithashtu urojmë që të arrihen marrëveshje të tjera në këtë drejtim, si psh. zhbllokimi i librave për nxënësit shqiptarë të Luginës, që janë bllokuar qe gjashtë muaj në tefminalin doganor në Preshevë, si dhe të hiqen barrierat e përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe në administratën e pushtetit lokal, përdorimin e lirë të simboleve dhe flamurit kombëtar, etj.

Ju falemnderojmë dhe përshëndesim përzemërsisht!

Zoti e bekoftë Kosovën, Luginën e Preshevës dhe mbarë Shqiptarinë!
Me respekt dhe dashuri vëllazërore,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni

Prishtinë, më 25 janar 2016

Sunday, January 24, 2016

Nga promovimi i librit "Golgota shqiptare", lokali "Ditë e natë",

Subject: Prishtinë,më 28.11.2010
Nga promovimi i librit "Golgota shqiptare", lokali "Ditë e natë",nga e majta: Veton Zejnullahu,anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë (SHQLPK), Prof.dr.Hysamedin Feraj, Mr.Nehat Hyseni,kryetar i SHQLPK,Prof.dr.Zejnulla Gruda profesor veteran i Universitetit të Prishtinës,Prof.dr.Gani Jashari,Ing.i dipl. Nehat Salihu dhe Ing. Sabri Bekteshi, anëtarë të Kryesisë të SHQLPK

Subject: Pas mbledhjes së Kryesisë së SHQLPK,

Subject: Pas mbledhjes së Kryesisë së SHQLPK, Prishtinë, më 5.12.2010


Mbledhja e Kryesisë së SHQLPK mbajtur më 5.12.2010

Mbledhja e Kryesisë së SHQLPK
mbajtur më 5.12.2010

Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Kryesisë, përpos Ferid Selimit,i cili gjendej në Preshevë.
Rendi i ditës:
1.Shqyrtimi i disa çështjeve aktuale të veprimit të Shoqatës
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i logos 
3. Shqyrtimi  dhe miratimi i dizajnit të web faqes
4.Formimi i arhivës së Shoqatës
5.Të ndryshme
6.Vizita e Rivistës sportive në Sallën e Kuqe në Pallatin e rinisë

Rendi i ditës u miratua njëzëri.
Lidhur me pikën e parë, Kryetari N.Hyseni theksoi nevojên e gjetjes së ndonjë lokali të përshtatshëm dhe të vendosjes së inventarit, i cili êshtë vendosur përkohësisht në një objekt privat të marrë me qira.
Të gjithë u pajtuan se kjo çështje don zgjidhje, por se duhet pritur të kalojnë zgjedhjet, për të biseduar me   sreukturat komunale.
2.Logoja e Shoqatës me pamjen e prezantuar: tri dallëndyshe të vizatuar nga i ndjeri mr.Abdulla Bekteshi, si dhe vendosja e tyre në kornizë rethore dhe dizajnimi i sfondit dhe pamjes së kompletuar është bërë nga Besian Hyseni,student i vitit të dytë të Fakultetit të Stomatologjisë në Tiranë.Logoja u miratua njëzëri.
3.Sa i përket dizajnimit të web faqes www.luginapsh.com u tha se mund të bëhen disa ndryshime gjatë kohës.U konstatua me bindje të plotë se me anë të sajë dhe e-mailit: info@luginapsh.com do të mundësohet një komunikim dhe transparencë e domosdoshme.
U shprehë nevoja që kjo webfaqe të prezantoj aktivitetet si dhe punime e kontribute të ndryshme shkencore me interes për opinionin e gjërë.
Gjithashtu u theksua nevoja e ndërlidhjes së kësaj web faqeje me presheva.commedvegja.netdhe me webfaqe të tjera të Kosovës lindore dhe më gjerë.
U vendos që z. Hasan Emërllahu të shkruaj historikun e Shoqatës për rubrikën " Reth nesh" ("about us"),sepse Ai si Kryetar i parë i sajë, disponon tërë materialin e nevojshëm për këtë.
4.Formimi i Arhivës së Shoqatës u vlerësua se është e domosdoshme, sepse ka shumë momente e ngjarje të historikut të veprimit të sajë që nuk guxojnë të lihen në harresë.Edhe kjo detyrë iu besua z.Hasan Emërllahu, i cili u zotua se do ta realizoj me kënaqësi dhe deklaroi se ka material dhe informata të mjaftueshme për këtë dhe se do ta realizoj këtë në një afat sa më të shkurtër kohorë, për ta publikuar pastaj në www.luginapsh.com.
5. Të ndryshme nuk pati.
6.Pastaj, kryetari Nehat Hyseni i informoi të pranishmit për Ftesën e bërë nga trajneri i mirënjohur Preshevar, mjeshtri i Tekvondos z.Astrit Agushi, e që do të fillonte në orën 16:30,në Sallën e Kuqe.
Meqenëse Veton Zejnullahu dhe Hasan Emërllahu deklaruan se janë të zënë me obligime të tjera dhe se nuk mund të marrin pjesë në ate, Rivistën e vizituan: Nehat Hyseni, Sabri Bekteshi dhe Nehat Salihu.
Vizita kësaj Riviste sportive të sporteve luftarake ishte një kënaqësi e madhe, ku u pritën në hyrje nga z.Arsim Agushi, trajner dhe mjeshtër i brezit të zi, niveli 3.Dan.Ai na njoftoi se një pjësë të këtij spektakli do ta udhëheqë ish studenti i Tij dhe një pjesë vetëm.
Kënaqësi dhe suprizë e madhe na u bë edhe nga fakti se z.Nehat Salihu është mjeshtër i Xhudos, i cili 17 vjet rresht ka qenë aktiv në këtë sport dhe ka marrë pjesë në gara në të gjitha nivelet, si dhe në garat Federative të ish Jugosllavisë dhe në kolekcionin e vet të medaleve dëshmohwn dhe ruhen me zhelozi dhuratat dhe peharet e fitoreve të shumta.
Për të Hu prezentuar sadopak atmosferën e këtij spektakli, po Ju sjellim disa fotografi.


Njoftim, Ferid Selimi dorëheqje

Subject: SHQLPK- njoftim, Feridi
E nderuara kryesi i SHQLPK, 
I nderuari kryetar i SHQLPK 
Ju njoftoj qe per shkak te obligimeve te shumeta personale, une,  Ferid Selimi, nenkryetar i kryesise se SHQLPK, jam i detyruar te jap doreheqjen nga anetari i kryesise, perkatesisht nga nenkryetari i kryesise se SHQLPK. 
Kujtoj qe mosprezenca ime ne cilesine e nenkryetarit te SHQLPK ne disa tubime dhe ne mbledhje te caktuara nga kryesia, ka ndikuar dhe ndikon ne shume veprime te mbara dhe ne funksionimin e mirefillte te Shoqates. Andaj, nuk dua qe une te jem ose te mbetem pengese e zhvillimeve te metutjeshme te aktiviteteve te Shoqates. Udhetimi im i perjavshem per ne Tirane (tri dite ne jave i kaloj ne Tirane, per shkak te studimeve te mia te doktorates) e ben te pamundur ushtrimin e kesaj detyre. Duke pasur per baze pamundeisne e prezences sime ne tubimet dhe ne mbledhjet e kryesise se Shoqates per shkak te ketyre udhetimeve te shpeshta ne Tirane dhe obligimeve qe dalin nga keto studime, kam vendosur qe prej sot e tutje te heq dore nga nenkryetari i kryesise se SHQLPK si dhe nga anetari i kryesise i SHQLPK. 
Juve suksese ne punen e metejme.
Shpresoj te mirekuptohem. 
Sinqerisht, i juaji Ferid Selimi

Saturday, January 23, 2016

Shoqatës së shqiptarve të Medvegjës që jetojnë në Kosovë



              Ftesë
për bashkëpunim vëllazëror dhe për unifikim të veprimit


Të dashur vëllezër shqiptarë nga Medvegja!

Ju ftojmë përzemërsisht për bashkëpunim të ngushtë e vëllazëror, në aktivitete tona të përbashkëta e fisnike, për t'i kontribuar:
- përmirësimit të gjendjes jashtëzakonisht të pavolitëshme të një pjese bukur të madhe të qytetarve nga Lugina, që gjenden në Kosovë, por pa dokumenta dhe pa trajtim adekuat të të shpërngulurve nga dhuna serbe në vitet e 90-ta, sipas standardeve që aplikohen për refugjatët, duke u përfshirë e regjistruar nga UNHCR-i dhe nga Qeveria e Kosovës,
- për hapjen e Zyrës për Luginën në Prishtinë dhe në Gjilan;
- për përmirësimin e gjendjes së vështirë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës;
- për hapjen e Konzullatës apo Zyres së Kosovës, si dhe Ambasadës së Shqipërisë në Luginë;
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit tē Kosovës për Luginën, etj.
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Luginën, si dhe
për përfshirjen e çështjes së Luginës në Dialogun e Brukselit, etj.                   
 Andaj, mirëpresim bashkëpuniminm tuaj dhe ju bëjmë me dije se ndjehemi më të fortë me ju në aktivitetet e përbashkëta e fisnike për përmirësimin e gjendjes së qytetarve tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që konsiderohen si komuniteti më i rrezikuar aktualisht në Europë.

Fillimisht, ju ftojmë që ta organizojmë përgatitjen dhe nënshkrimin e Peticionit për përfshirje e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit, si dhe për senzibilizimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrave në Prishtinë e Gjilan, por të angazhohemi edhe për hapjen e Zyres së Kosovës dhe Konzullatës së Shqipërisë në Luginë.
Konsiderojmë se të bashkuar, me një organizim e angazhim të sinqertë dhe të devotshëm, bashkërisht, më lehtë mund t'ia dalim!
Na priftë e mbara!
Urime dhe suksese!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 23 janar 2016

Thursday, January 21, 2016

Me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës,



nga ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, që jetojmë në Kosovë, 

I nderuari Kryetar i Lidhjes Demokratike dhe Kryeministër i Kosovës, Akademik Isa Mustafa,  

pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për dhjetëvjetorin e shkuarjes në amshim të Dr. Ibrahim Rugovës, Kolosit të Shqiptarisë, njeriut dhe politikanin më të urtë në trojet shqiptare dhe në Kosovën e tij të dashur.

Lavdi e përjetëshme veprës së Tij heroike e intelektuale dhe Prijësit tonë të urtë e të vendosur, që na solli Lirinë dhe Pavarësinë!

Qoftë i përjetshëm bekimi dhe lavdia, si dhe faleminderimi i pafund për vizionin e tij largpamës, me fjalë të buta dhe mesazhe të forta, drejtë së ardhmes tonë në Liri e Pavarësi!

Zoti e bekoftë Presidentin tonë Historik, Dr. Inrahim Rugovën, Kosovën dhe mbarë Shqiptarinë!

Me respekt e krenari,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë, më 21 janar 2016

Sunday, January 10, 2016

Urime dhe Ftesë për bashkëpunim vëllazëror!


Me rastin e formimit, në Fushë Kosovë, të Degës së Lëvizjes Qytetare "Vatra", me seli në Gjilan, ne anëtarët e Shoqatës së Qytetarve të Luginës së Preshevës, me seli në Prishtinë,

JU UROJMË PËRZEMËRSISHT 
FORMIMIN E DEGËS SË LËVIZJES QYTETARE "VATRA"

dhe ju dëshirojmë sukses në veprimtarinë tuaj fisnike për t'i kontribuar:
- përmirësimit të gjendjes jashtëzakonisht të pavolitëshme të një pjese bukur të madhe të tyre, që gjenden në Kosovë, por pa dokumenta dhe pa trajtim adekuat të të shpërngulurve nga dhuna serbe në vitet e 90-ta, sipas standardeve që aplikohen për refugjatët, duke u përfshirë e regjistruar nga UNHCR-i dhe nga Qeveria e Kosovës,
- për hapjen e Zyrës për Luginën në Prishtinë dhe në Gjilan;
- për përmirësimin e gjendjes së vështirë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës;
- për hapjen e Konzullatës apo Zyres së Kosovës, si dhe Ambasadës së Shqipërisë në Luginë;
- për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit tē Kosovës për Luginën, si dhe

- për përfshirjen e çështjes së Luginës në Dialogun e Brukselit, etj.        
           
  Andaj, mirëpresim formimin e Degës tuaj dhe ndjehemi më të fortë me ju, në aktivitetet fisnike dhe sfidat për përmirësimin e gjendjes tonë në Luginë, që konsiderohemi si komuniteti më i rrezikuar aktualisht në Europë!

Fillimisht ju ftojmë që ta organizojmë përgatitjen dhe nënshkrimin e "Peticionit për përshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit", si dhe për senzibilizimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan.

Konsiderojmë se të bashkuar, me një organizim e angazhim të sinqertë dhe të devotshëm, bashkërisht, më lehtë mund t'ia dalim!

Na priftë e mbara!
Urime dhe suksese!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Luginën e Preshevës!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 10 janar 2016

APEL OPOZITËS DHE QEVERISË SË KOSOVËS, PËR DIALOG DHE KUNDËR DHUNËS



Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, në një periudhë kohore relativisht të gjatë, është në krizë, të shkaktuar nga inatet personale të lidershipit dhe nga protestat e dhunëshme të opozitës, si dhe nga bllokimi dhe pengimi i dhunshëm i punës së Kuvendit të Kosovës, ka marrë përmasa brengosëse dhe alarmante!

Prandaj, kërkojmë  zgjidhje urgjente të kësaj situate të padurueshme, që po shkakton prishjen e imazhit demokratik të Republikës së Kosovës në botë.

Neve qytetarve të Luginës së Preshevës, që jetojmë e punojmë në Kosovë, kjo situatë e nderë e tensioneve politike dhe protestave, na duket e papranueshme dhe konsiderojmë  se duhet ndryshuar urgjentisht.

Andaj, apelojmë tek kryeministri Mustafa që t'i ftoj liderët e opozitës për dialog dhe për gjetje të përbashkët të zgjidhjes politike për zgjidhjen e kësaj krize.
Gjithashtu, jemi të bindur se ka ardhur koha që, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Marrëveshjes së Brukselit, edhe çështja e shqiptarve të Luginës së Preshevës të inkorporohet si e barabartë me atë të serbëve të Kosovës, sipas parimit të reciprocitetit, konform Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Luginën, të 6 qershorit 2013.
Deklarojmë se skenat e dhunëshme dhe hedhja e koktejve të "molotovit" në protestat e 9 janarit 2016 dhe vënia e flakës ndërtesës së Qeverisë, autoblindave të policisë dhe policëve, janë veprime barbare, të papranueshme dhe ne i gjykojmë rreptësisht!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 9 janar 2016

Thursday, January 7, 2016

KRYESIA E LËVIZJES QYTETARE “VATRA” -DEGA NË FUSHË KOSOVË


1. Fehmi Ramadani, kryetar 
(Preshevë)- 045/890-100
2. Shahin Idrizi, nënkryetar
 (Bujanoc) -044/205-700
3. Sadri Syla, nënkryetar
(Medvegjë)-044/219-779
4. Lulzim Ibishi, anëtar
(Preshevë)- 044/912-214
5. Gjelbrim Halili, anëtar
(Bujanoc) -045/451-012
6. Veli Jaha, anëtar
(Medvegjë)- 044/577-830
7. Liridon Gjeladini, anëtar
(Medvegjë)-045/622-082
8. Mustafë Jahiu, anëtarë
(Preshevë)-045/622-082
9. Besnik Latifi, anëtar
(Bujanoc)- 044/234-114
10. Emin Sulejmani, anëtar
(Preshevë)-044/198-892
11. Hasan Ismajli, anëtar
(Medvegjë)-044/441-042.

U R. O. J. M. Ë KRISHTLINDJET ORTODOKSE

Të gjithë shqiptarve ortodoksë në Maqedoni dhe kudo që janë, ne shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojmë e punojmë në Kosovë, i 

          U  R. O. J. M. Ë 
KRISHTLINDJET ORTODOKSE

dhe ju urojmë nga zemra paqe, begati e mirësi në familjet tuaja, si dhe kthimin e juaj patriotik në identitetin tuaj kombëtar shqiptar, të trashëguar nga stërgjyshërit tuaj, "dem baba dem".
Të dashur vëllezër shqiptarë të besimit Ortodoksë, në Maqedoni, 
MIRËSEERDHËT NË GJIRIN E VËLLEZËRVE TUAJ SGQIPTARË!
Me këtë dëshmuat se iu kthyet rrënjëve tuaja të mirëfillëta kombëtare shqiptare, duke dëshmuar guximshëm dhe me vendosmëri se të gjithë ne, ashtu si dhe kombet e tjera në Ballkan, në Europë dhe gjithandej nëpër botë, së pari jeni shqiptarë, e pastaj jemi myslimanë, ortodoksë, katolikë, etj.
Me këtë rast, e falemnderojmë në veçanti patriotin e palodhshëm shqiptar nga Maqedonia, vëllaun tonë të madh, Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski, i cili mori guximin dhe kurajon patriotike dhe ia doli t'i kaloj me sukses sfidat për arritjen e këtij suksesi madhorë: kthimit të shqiptarve të Maqedonisë trungut etnik shqiptarë dhe ndërprerjen e deklarimit të tyre si maqedonas, vetëm e vetëm pse kishin të njejtën fe me ata. 
Një situatë të tillë e kishim dikur, para 40-50 vitesh me shqiptarët myslimanë në Maqedoni, në Kosovë dhe në Luginë të Prrshevës, kur ata, të joshur e të shtyer nga regjimi antishqiptarë i Jugosllavisë së atëherëshme dhe UDB-së në krye me kasapin dhe xhelatin e atëhershëm, Aleksandar Rankoviqin, deklaroheshin si turqë dhe detyroheshin që ta braktisin vendlindjen e tyre stërgjyshore, e të shpërnguleshin në Turqi.

Andaj, me kthimin tuaj dinjitozë e patriotik në gjirin e Vëllazërisë gjithëshqiptare, ju të nderuar vëllezër i keni hapur horizonte të reja gjeneratave të tanishme dhe sidomis atyre të ardhëshme për një mirëqenie dhe perspektivës më të ndritëshme, si dhe keni forcuar edhe më tepër trungun kombëtar të shqiptarve në Ballkan.
Zoti i bekoftë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, kudo që janë!
Me respekt e dashuri vëllazërore,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë, më 6 janar 2016

A P E L PËR PROTESTA TË PADHUNËSHME TË 9 JANARIT 2016

              
Meqë jemi në vigjilie të protestave tê paralajmëruara të Opozitës, që përfshinë Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismën, për datë 9 janar 2016, ned si Shoqatë e Shqiptarve të Luginës, me seli në Prishtinë

          APELOJMË
tek Opozita, Pozita dhe 
tek të gjithë protestuesit

 për demonstrim dhe protesta rë padhunëshme, të qeta e civilizuese, duke mos dëmtuar pronën shtetërore, publike dhe atë private.
Urojmë që të mos përsëriten skenat e 24 janarit 2014, kur rrugët e Prishtinës ishin shndërruar në arenë luftimi midis protestuesve dhe Policisë së Kosovës, duke shkatërruar paturpësisht pronën publike  dhe atë private dhe duke rrezikuar jetën e policëve dhe protuestuesve.
Gjithashtu, bëjmë apel tek Qeveria e Kosovës, që të gjej rrugë dhe forma komunikimi civilizues me opozitën dhe të hapin së bashku shtigje të reja bashkëpunimi mes veti, në interes të demokracisë dhe mirëqenies e Pavarësisë e Sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës dhe integrimit të saj në BE dhe në strukturat euroatlantike.

Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt, 
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë, më 7 janar 2016