Thursday, August 31, 2017




Të gjithë shqiptarve dhe myslimanëve, kudo që janë i


UROJMË FESTËN E

KURBAN BAJRAMIT 


Ne shqiptarët e Luginës ë Preshevës që jetojmë e punojmë në Kosovë, me rastin e kremtimit kësaj feste të bekuar, urojmë nga zemra që të gjithë të festojnë në lumturi, begati e mirëqenie, dashuri dhe solidaritet, pranë familjeve, të afërmve dhe më të dashurve.

Urojmë që Zoti i Madhëruar t'ua pranoj sevapet e prerjes së kurbanëve, si dhe të gjitha lutjet, ibadetet e sakrificat ndaj Krijuesit.

Zoti i Madhëruar i bekoftë të gjithë shqiptarët dhe myslimanët, kudo që janë!

Me respekt e dashuri, 

Kryetari,

Nehat Hyseni


Prishtinë, më 31 gusht 2017


Saturday, June 24, 2017

       U R I M E

Festa e Bajramit të Madh


Të gjithë shqiptarve myslimanë, kudo që janë, i urojmë Festën e Bajramit të Madh dhe u dëshirojmë paqe, begati dhe lumturi e mirëqenie.

Gjithashtu, urojmë Zoti i Madhëruar t'ua pranoj agjërimin, atyre që agjëruan dhe u sakrifikuan lutjet dhe devotshmërinë.

Në veçanti i urojmë shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke u dëshiruar që nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë dhe nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri të krijohet një mbështetje e mirëfilltë shtetërore e vllazërore për këtë pjesë të Shqiptarisë.

Zotit i Madhëruar i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!


Kryetari,

Mr. Nehat Hyseni


Prishtinë, 

më 24 qershor 2017

Wednesday, May 31, 2017

Reth 30 mijë votat tona do të shkojnë për më të mirët!



Është koha e fundit për ndryshim radikal të politikbërjes së Republikës së Kosovës ndaj çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës!

Me rastin e fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017, ne Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojmë e veprojmë në Kosovë, të gjithëve i urojmë një garë të mirëfilltë paraelektorale, me programe e vizione për jetë e mirëqenie të popullit të Kosovës, për një Kosovë më të zhvilluar e më demokratike.

Urojmë që kësaj radhe në fushatë të përfshihen edhe hallet, problemet dhe brengat e shumta të shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, që kanë të bëjnë me procedura të komplikuara për pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shtetësinë e Kosovës.

Prandaj, është e domosdoshme që të realizohet në tërësi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e 6 qershorit 2013 dhe të hapen urgjentisht zyrat për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Gjilan dhe në Prishtinë.

Por, gjithashtu konsiderojmë se është e domosdoshme që të hapet edhe zyra e Kosovës në Luginë të Preshevës, për t'u marrë me zbatimin e politikave zhvillimore të shtetit të Kosovës në Luginë të Preshevës.

Mosinteresimi për vendosje të recoprocitetit midis të drejtave dhe lirive të serbëve të Kosovës me ato të shqiptarve në Serbi paraqet "ngrirje" të konfliktit dhe "mbjellje e farës" së një konlikti dhe lufte të re, të rrezikëshme dhe me përmasa të paparashikueshme në rajon dhe më gjërë!

Pala kosovare në vitin 2017, më në fund, duhet të këndellet dhe ta kuptoj se nuk është e drejtë, nuk është korrekte e as njerëzore që të synoj ta ndërtoj mirëqenien dhe paqen për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Republikes së Kosovës, duke shkelur mbi të drejtat elementare të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke i përjashtuar plotësisht dhe duke mos i përfshirë fare në Dialogun e Brukselit. 

Sepse, kësaj i vie erë e rëndë e tradhëtisë kombëtare!

Jemi thellësisht të bindur se pa përfshirjen e çështjes së shqiptarve në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Kosova nuk mund të ketë stabilitet e rehati, por do të ketë pafundësisht destruktivitet të palës serbe, e cila do të minoj implementimin e çfarëdo marrëveshjeje të arritur në dialogun e Brukselit, duke e bllokuar bashkimin e qytetit të Mitovicës me mur apo me forma të tjera, duke imponuar dhunshëm ndarjen e Kosovës.

Prandaj, reth 30 mijë votat e shqiptarve të Luginës së Preshevës do të shkojnë për ata që premtojnë më të mirën e Kosovës. 

Sepse, e mira për Kosovën është garancë për ardhmërinë më të lumtur edhe të shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe të mbarë Shqiptarisë!


Kryetari,

Mr. Nehat Hyseni


Prishtinë, më 31 maj 2017


Friday, May 26, 2017

Urime Muajin e Shenjtë R a m a z a n i n !


      


Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të gjithë shqiptarve myslimanë i urojmë agjërim të lehtë dhe urojmë që Zoti i Madhëruar t'ua pranoj agjërimin, lutjet, sakrificat dhe ibadetet.

Zoti e bekoftë Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Sunday, March 12, 2017

URIME E NDERUARA ZONJA KRYETARE, Arditë Sinani!




Ju urojmë përzemërsisht zgjedhjen Tuaj në postin Kryetare e parë femër në historinë e Komunës së Preshevës dhe të Luginës!
Zgjedhja e Juaj në këtë detyrë kaq të rëndësishme, si qytetare e parë e kësaj komune, paraqet lajm shumë të gëzuar dhe krenari të papërshkrueshme për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë e punojnë në Kosovë.
Ju përgëzojmë për kurajon dhe gadishmërinë Tuaj intelektuale, kombëtare e njerëzore për t'u ballafaquar me sfidat më të mëdha, duke sakrifikuar kohën dhe përkushtimin tuaj aq të nevojshëm si nënë e devotëshme për fëmijët dhe familjen, në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës.
Ju dëshirojmë sukses në këtë mision Tuaj të shenjtë e me plotë sfida e sakrifica të mëdha.
Ju premtojmë dhe sigurojmë se do të keni mbështetjen tonë të pafund në realizimin e performansës Tuaj sa më të suksesëshme në këtë detyrë fisnike, shumë të rëndësishme dhe me përgjegjësi të mëdha.
Ju priftë e mbara, e nderuara zonja Kryetare of Sinani dhe suksese!
Zoti e bekoftë Preshevën, Luginën dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Kryetari,
Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 12 mars 2017

Thursday, February 16, 2017

Gëzuar nëntëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Gëzuar nëntëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!


Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojmë e punojmë në Kosovë, të gjithë shqiptarve kudo që janë, i urojmë festën e madhe, Festën e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Urojmë që kjo festë të na bashkoj të gjithë shqiptarët, nga të gjitha viset shqiptare dhe në diasporë gjithandej në botë, reth kauzës tonë të shenjtë për ndërtimin e ardhmërisë tonë të përbashkuar shpirtërisht e realisht si një trup i vetëm që i kontribuon paqes dhe mirëqenies së Ballkanit e Europës së qytetëruar e demokratike.
Urojmë që gjatë këtij viti dhe në të ardhmen e afërt të tejkalohen të gjitha ndasitë dhe përçarjet brendakombëtare e brendakosovare reth obligimeve tona dhe betimeve të shenjta të dëshmorëve të lirisë dhe prijësve legjendarë se do e çrrënjosim nga themeli korrupsionin dhe lakminë shtetrrënuese për pasuri të paligjshme dhe për pushtet të pamoralshëm e jodemokratik, pa frymëzim të mirëfilltë kombëtar e shtetndërtues, si dhe të kultivojmë vlera demokratike e qytetëruese për një Republikë të përparuar e moderne në gjirin e familjes së popujve dhe shteteve me vlera dhe demokraci të zhvilluar dhe me ekonomi e mirëqenie të mirëfilltë të të gjitha shtresave popullore.
Gjithashtu, urojmë përzemërsisht dhe shpresojmë se, më në fund, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të trajtohen njerëzisht nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, ashtu si i trajtojnë shtetet e rajonit dhe të Europës pakicat e veta kombëtare në shtetet fqinje, si dhe kjo çështje të përfshihet në Dialogun e Brukselit midis Serbisë e Kosovës, si çështje plotësisht e barabartë me atë të serbëve të Kosovës. Konsiderojmë se, më në fund, ka ardhur koha që të kthjellen nga gjumi dhe nga "drogimi" dhe ëndrrallat utopiste lidershipi kosovar dhe ai shqiptar, se mund të vendoset dhe të ruhet paqa dhe stabiliteti kombëtar dhe ai rajonal e europian, duke i mospërfillur e sakrifikuar ata në mënyrë të padrejtë e kriminale.
Prandaj, urojmë dhe rekomandojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës ta realzoj dhe zbatoj me përpikmëri e vullnet të mirëfilltë politik e kombëtar Rezolutën e Kuvendit të Kosovër për Luginën e Preshevës, të miratuar më 3 qerahor 2013 dhe obligimet shtetërore që rezultojnë për vendosjen e parimit të reciprocitetit të plotë midis serbëve të Kosovës me shqiptarët e Serbisë.
Konsiderojmë se ka ardhur koha që t'i jipet fund tradhëtisë së pavetëdijshme të deritanishme kombëtare të përjashtimit dhe të mospërfshirjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në dialogun e Brukselit dhe në të gjitha marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë.
Urojmë dhjetëvjetorin e Pavarësisë në vitin e ardhshëm ta festojmë me suksese e fitore të reja kombëtare e shtetërore.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Sunday, January 29, 2017

Sot, më 28 janar 2017, familjes tonë iu shtua edhe një anëtar i dashur dhe shumë, tepër shumë i ëmbël, një djal - çun i bukur, nga më të bukurit e kësaj bote.
Falemnderojmë Zotin e Madhëruar për këtë Dhuratë të madhe dhe të çmuar, si dhe familjen, farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët për urimet e tyre të sinqerta e me plotë dëshira për jetë të gjatë e të lumtur të këtij anëtari më të ri të familjes tonë, por shumë, pafundësisht shumë të dashur e të adhuruar!