Sunday, January 24, 2016

Mbledhja e Kryesisë së SHQLPK mbajtur më 5.12.2010

Mbledhja e Kryesisë së SHQLPK
mbajtur më 5.12.2010

Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Kryesisë, përpos Ferid Selimit,i cili gjendej në Preshevë.
Rendi i ditës:
1.Shqyrtimi i disa çështjeve aktuale të veprimit të Shoqatës
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i logos 
3. Shqyrtimi  dhe miratimi i dizajnit të web faqes
4.Formimi i arhivës së Shoqatës
5.Të ndryshme
6.Vizita e Rivistës sportive në Sallën e Kuqe në Pallatin e rinisë

Rendi i ditës u miratua njëzëri.
Lidhur me pikën e parë, Kryetari N.Hyseni theksoi nevojên e gjetjes së ndonjë lokali të përshtatshëm dhe të vendosjes së inventarit, i cili êshtë vendosur përkohësisht në një objekt privat të marrë me qira.
Të gjithë u pajtuan se kjo çështje don zgjidhje, por se duhet pritur të kalojnë zgjedhjet, për të biseduar me   sreukturat komunale.
2.Logoja e Shoqatës me pamjen e prezantuar: tri dallëndyshe të vizatuar nga i ndjeri mr.Abdulla Bekteshi, si dhe vendosja e tyre në kornizë rethore dhe dizajnimi i sfondit dhe pamjes së kompletuar është bërë nga Besian Hyseni,student i vitit të dytë të Fakultetit të Stomatologjisë në Tiranë.Logoja u miratua njëzëri.
3.Sa i përket dizajnimit të web faqes www.luginapsh.com u tha se mund të bëhen disa ndryshime gjatë kohës.U konstatua me bindje të plotë se me anë të sajë dhe e-mailit: info@luginapsh.com do të mundësohet një komunikim dhe transparencë e domosdoshme.
U shprehë nevoja që kjo webfaqe të prezantoj aktivitetet si dhe punime e kontribute të ndryshme shkencore me interes për opinionin e gjërë.
Gjithashtu u theksua nevoja e ndërlidhjes së kësaj web faqeje me presheva.commedvegja.netdhe me webfaqe të tjera të Kosovës lindore dhe më gjerë.
U vendos që z. Hasan Emërllahu të shkruaj historikun e Shoqatës për rubrikën " Reth nesh" ("about us"),sepse Ai si Kryetar i parë i sajë, disponon tërë materialin e nevojshëm për këtë.
4.Formimi i Arhivës së Shoqatës u vlerësua se është e domosdoshme, sepse ka shumë momente e ngjarje të historikut të veprimit të sajë që nuk guxojnë të lihen në harresë.Edhe kjo detyrë iu besua z.Hasan Emërllahu, i cili u zotua se do ta realizoj me kënaqësi dhe deklaroi se ka material dhe informata të mjaftueshme për këtë dhe se do ta realizoj këtë në një afat sa më të shkurtër kohorë, për ta publikuar pastaj në www.luginapsh.com.
5. Të ndryshme nuk pati.
6.Pastaj, kryetari Nehat Hyseni i informoi të pranishmit për Ftesën e bërë nga trajneri i mirënjohur Preshevar, mjeshtri i Tekvondos z.Astrit Agushi, e që do të fillonte në orën 16:30,në Sallën e Kuqe.
Meqenëse Veton Zejnullahu dhe Hasan Emërllahu deklaruan se janë të zënë me obligime të tjera dhe se nuk mund të marrin pjesë në ate, Rivistën e vizituan: Nehat Hyseni, Sabri Bekteshi dhe Nehat Salihu.
Vizita kësaj Riviste sportive të sporteve luftarake ishte një kënaqësi e madhe, ku u pritën në hyrje nga z.Arsim Agushi, trajner dhe mjeshtër i brezit të zi, niveli 3.Dan.Ai na njoftoi se një pjësë të këtij spektakli do ta udhëheqë ish studenti i Tij dhe një pjesë vetëm.
Kënaqësi dhe suprizë e madhe na u bë edhe nga fakti se z.Nehat Salihu është mjeshtër i Xhudos, i cili 17 vjet rresht ka qenë aktiv në këtë sport dhe ka marrë pjesë në gara në të gjitha nivelet, si dhe në garat Federative të ish Jugosllavisë dhe në kolekcionin e vet të medaleve dëshmohwn dhe ruhen me zhelozi dhuratat dhe peharet e fitoreve të shumta.
Për të Hu prezentuar sadopak atmosferën e këtij spektakli, po Ju sjellim disa fotografi.


No comments:

Post a Comment