Sunday, November 27, 2016

URIME 104 VJETORI I PAVARËSISË!



Ne Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojmë e veprojmë në Kosovë, në kuadër të SHQLPK-së me seli në Prishtinë, të gjithë Shqiptarve kudo që janë, i urojmë Ditën e Flamurit dhe 104 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Urojmë që vitin e ardhshëm, dmth 105 Vjetorin e Pavarësisë ta festojmë me fitore dhe suksese të reja drejt integrimit euroatlantik të Shqiptarve, si objektiv historik i yni për t'u radhitur në mënyrë të merituar dhe dinjitoze në gjirin e kombeve dhe shteteve të demokracisë moderne dhe vlerave më sublime të civilizimit bashkëkohorë.

Ky integrim në vlerat dhe rrjedhat universale të progresit shoqëror, ekonomik, politik, kulturor e civilizues, nuk mund të arrihet pa integrimin e mirëfilltë dhe të sinqertë brendashqiptar, si një tërësi unike dhe një shpirt i pandarë i të gjithë Shqiptarve kudo që janë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Çamëri dhe në mbarë diasporën Shqiptare gjithandej në ruzullin tokësor.


Urime Dita e Flamurit dhe Pavarësisë të gjithë Shqiptarve dhe viseve kudo që flitet shqip!


Zoti i bekoftë të gjithë Shqiptarët dhe nënqiellin ku flitet, këndohet e vajtohet, punohet, punohet e jetohet shqip!


Kryetari,

Nehat Hyseni


Prishtinë, më 27 nëntor 2016

No comments:

Post a Comment