Sunday, March 12, 2017

URIME E NDERUARA ZONJA KRYETARE, Arditë Sinani!




Ju urojmë përzemërsisht zgjedhjen Tuaj në postin Kryetare e parë femër në historinë e Komunës së Preshevës dhe të Luginës!
Zgjedhja e Juaj në këtë detyrë kaq të rëndësishme, si qytetare e parë e kësaj komune, paraqet lajm shumë të gëzuar dhe krenari të papërshkrueshme për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë e punojnë në Kosovë.
Ju përgëzojmë për kurajon dhe gadishmërinë Tuaj intelektuale, kombëtare e njerëzore për t'u ballafaquar me sfidat më të mëdha, duke sakrifikuar kohën dhe përkushtimin tuaj aq të nevojshëm si nënë e devotëshme për fëmijët dhe familjen, në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës.
Ju dëshirojmë sukses në këtë mision Tuaj të shenjtë e me plotë sfida e sakrifica të mëdha.
Ju premtojmë dhe sigurojmë se do të keni mbështetjen tonë të pafund në realizimin e performansës Tuaj sa më të suksesëshme në këtë detyrë fisnike, shumë të rëndësishme dhe me përgjegjësi të mëdha.
Ju priftë e mbara, e nderuara zonja Kryetare of Sinani dhe suksese!
Zoti e bekoftë Preshevën, Luginën dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Kryetari,
Nehat Hyseni 

Prishtinë, më 12 mars 2017

No comments:

Post a Comment